Që kur u bë e ditur se Alketa Vejsiu do të jetë njëra nga prezantueset e festivalit të Sanremos, blogeri Olti Curri nuk ka pushuar së thumbuari moderatoren.

Sipas blogerit Alketa Vejsiu duhet t’i falenderohet Edi dhe Linda Ramës pasi ata kishin lidhjet dhe e dërguan atë në festival.E pas këtyre, moderatorja bllokoi Olti Currin në rrjete sociale, por duket se Oltit nuk i del kollaj e keqja me të.

Tashmë Curri është pjesë e jurisë së Top Talent 3 në Top Channel, ku debatet ishin të forta në mes konkurentëve dhe anëtarëve të jurisë, e një prej tyre ka qenë ai midis blogerit dhe Aurorës, konurrentes që hapi garën dhe po konkuron për prezantim.
Gjithçka ka nisur teksa konkurentja i ka kthyer përgjigje kritikave që i ka bërë Olti Curri mbi mënyrën sesi ajo prezantonte në skenë.

Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak Currit, i cili përmes konurentes ka thumbuar Alketa Vejsiun dhe modelin e saj të prezantimit.“Nuk the asgjë të re, the atë hapje që do bëntë çdo spikerere nga mosha 18 deri 88 vjeçe” – ishin fjalët e Olti Currit, dërsa konkurentja u shpreh se është origjinale dhe nuk ka kopjuar askënd.

“Mos u mbrojë. Ti pas 5 vitesh mund të prezantosh edhe festifalin në TVSH, por thjesht do të ndërrosh fustanet dhe do këndosh për veten tende” – tha Olti Curri duke ironizuar Alketa Vejsiun./GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË