Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin Muhammad Ali?

Muhammad Ali kishte lindur më 17 janar të vitit 1942 në Louisville të SHBA-së. Ai konsiderohej si një ndër boksierët më të mëdhenj në kategorinë e rëndë.

Emri i tij i plotë në lindje ka qenë Cassius Marcellus Clay Jr, por pas konvertimit në fenë islame e ndryshoi në Muhammad Ali.

Muahmmed Ali i cili atë botë e kishte pranuar islamin për shkak racizmit amerikan, siç kishin shkruar mediat botërore.

Një pjesë e jetës së tij:

Në moshën 12 vjeç dikush i vodhi biçikletën dhe ai vendosi të gjente hajdutin dhe t’i jepte një mësim të mirë. Vendimin ia tregoi një polici me emrin Joe Martin, i cili në kohën e lirë kishte hapur një palestër boksi për të rinjtë e lagjes. Ai e bindi djaloshin që të mësonte boksin njëherë e pastaj të gjente hajdutin.

Vetëm gjashtë vjet më vonë, kur ishte vetëm 18 vjeç ai u shpall Kampion Olimpik duke marrë medaljen e artë në Olimpiadën e Romës të vitit 1960 dhe u bë i famshëm në të gjithë botën.

I vëllai, gjithashtu i kthyer në mysliman, Rrahman Ali, tregon se qysh në atë kohë, ai thoshte me bindje se do të bëhej boksieri më i mirë i botës.

Pas meçit më 25 shkurt të vitit 1964 me boksierin Sonny Liston në kategorinë e rëndë për titullin Botërorë, gjer në atë kohë i njohur si Cassius, e ndërroi emrin e tij në Muhammad Ali me të cilin do të njihet gjatë gjithë jetës së tij. Me këtë dëshmoi kalimin e tij publik në Islam. Për këtë kalim të tij ndikim të madh kishte miku i tij i ngushtë Malcolm X.

Meçi më i famshëm i Muhammad Ali

Muhammad Ali kundër George Forman nga viti 1974 konsiderohet si një prej meçeve më të mëdha në histori të boksit.

Muhammad Ali ka vdekur në moshën 74-vjeçare. Ai ndërroi jetë pas një problemi të rëndë me frymëmarrje, që bëri të bie në koma. Ali u larguar nga kjo botë në spitalin e Feniksit në Arizona.

MUND TË JU PËLQEJNË