“Sanremo” këtë vit po flet shqip.

Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu mbrëmë (e enjte) ishte bashkëprezantuese në festivalin “Sanremo”.

Ajo u paraqit denjësisht në skenën e atij festivali, madje mori gjithë vëmendjen e medieve italiane.

Ndërsa, sonte (e premte) pritet të ngjitet një tjetër shqiptare në këtë skenë dhe ajo është Dua Lipa.

Dua është e ftuar speciale e edicionit të 70-të të “Sanremos”, e këtë gjë e ka konfirmuar edhe prestigjiozja italiane “Corriere della sera”.

Në artikullin që mediumi italian ia kushtoi këngëtares shqiptare, përmendet fakti që ajo është fituese e dy çmimeve “Grammy”, tre “Brit Awards” dhe dy” MTV EMA”.

MUND TË JU PËLQEJNË