Alketa Vejsiu, prezantuesja e dashur për publikun shqiptar, në çdo dalje të saj në ekran shfaqet e kuruar deri në detaj.

Sonte, në puntatën e radhës të emisionit “Në kurthin e Piter Pan”, Alketa është shfaqur krejt ndryshe, e bukur dhe e çliruar nga takat, që në disa raste të lodhin.

Prezantuesja sot zgjodhi të vishet disi sportive. Disi, sepse kishte veshur kostum, xhaketë dhe pantallona të shkurtra rozë, një bluze të bardhë dhe nga këmbët atlete po rozë.

Alketa gjithmonë kombinohet bukur, po ky i sotmi ishte fantastik. Kombinim i sportives me klasiken dhe për më tepër duket e mrekullueshme.

Siç e tha dhe vetë Alketa, sonte është shumë e lumtur, sepse ka hequr takat, nuk do të lodhet dhe do të vrapojë me fëmijët.

MUND TË JU PËLQEJNË