Dukesha e Sussex Meghan Markle feston ditëlindjen e 38-të, të cilën burri i saj Princi Harry e shfrytëzoi për ta uruar me një mesazh të pa rezistueshëm.

Princi postoi në profilin e tij zyrtar në Instagram një foto të preferuar të bashkëshortes së tij me një mesazh interesant.

Fotografia ka grumbulluar rreth gjysmë milion pëlqime dhe mbi 10,000 komente për vetëm disa orë, në të cilat ndjekësit uruan Meghan për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindjen për gruan time të mahnitshme. Faleminderit që më bashkove në këtë aventurë. Të dua, H.”, shkruan princ Harry krahas fotografisë.

MUND TË JU PËLQEJNË