Këngëtarja e njohur me famë botërore Rihanna është në lidhje prej kohësh me miliarderin arab Hassan Jameel.

Dyshja janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri- tjetrit dhe duket se gjërat mes tyre po bëhen serioze.

Megjithatë muaj më parë në media u përfol se dyshja i kishin dhënë fund lidhjes. Madje ata u panë shpesh të ziheshin mes vete.

Mirëpo duket se marrëdhënia mes tyre është përmirësuar dhe Rihanna ka ngjallur dyshimet se është në pritje të një fëmije.

Këngëtarja e famshme i ka dhënë një like një video ku moderatorja Morgan Steëart flet për fejesën dhe shtatëzënin e Rihannës.

Moderatorja e E! Neës dëgjohet duke thënë se në këtë lidhje unë shoh një fejesë dhe një bebush.

Kjo video është pëlqyer nga Rihanna dhe menjëherë janë ngjallur dyshimet se ajo është në pritje të një fëmije ose dëshiron që së shpejti ta pres fëmijen e saj të parë./gazetametro.net

MUND TË JU PËLQEJNË