Këngëtarja e njohur me famë botërore, Rihanna, njihet për hitet e shumta që i ka krijuar përgjatë viteve.

Ajo është aktive në muzikë që nga viti 2003, duke sjell këngë të paharrueshme për fansat.

“Riri” nuk është e suksesshme vetëm në muzikë, ajo është e zonja edhe si tekstshkruese, aktore, por edhe një sipërmarrëse mjaft e zonja.

Përgjatë karrierës së saj të gjatë, ajo shpesh ka qenë pjesë e mediave rozë edhe për shkak të jetës së saj private dhe lidhjeve të dashurisë.

Këngëtarja me origjinë nga Barbadosi, duket se vetëm po i shtohet bukuria me vite.

Tashmë si 31-vjeçare, Rihanna po shkëlqen me dukjen, e këtë e ka dëshmuar me paraqitjen e fundit ku shihet vetëm në të brendshme, duke theksuar linjat e saj trupore dhe bukurinë që e karakterizon.

MUND TË JU PËLQEJNË