Një nënë që sapo kishte lindur më kishte shkruar dhe kërkonte ndihmë nga unë rreth një produkti ndaj strijave që i ishin formuar në shtatzëni, më dërgoi fotografi ti shoh pamjet e trupit të saj para dhe pas shtatzanisë, ndryshimet ishin shumë të mëdha.

Gjersa e ndihmova, u thellova në mendime se sa ndryshimet përjeton trupi i gruas gjatë shtatzënisë, sa madhështore është qenia nënë dhe sa e ëmbël është pritshmëria e saj përgjatë 9 muajve.

Pa pikë modestie them se sa e mrekullueshme është krijesa nënë. Ajo që nga trupi i saj del një krijesë që ja zbukuron botën, del një krijesë që në shikimin e parë ndeshës mes tyre, sikur i thonë njëri tjetrit se ti je mrekullia që prisja kaq kohë ta shihja.

Sa e mahnitshme është një grua shtatzënë, e cila përkundër mundimeve dhe të përzierave të vazhdueshme, asnjëherë nuk dorëzohet deri të sheh fytyrën e shumëpritur dhe ndjenjën e pahararruar, ndjenjë e cila saherë të kujtohet, të mbushen sytë me lotë.

Sa e bukur është një nënë, bashkë me strijat e formuara, ngaqë trupi i saj me çdo qelizë e ka përjetuar dhe ka ndryshuar për të sjellë në jetë krijesën më të dashur, fëmijën e saj.

Sa e bukur është një nënë bashkë me pla|gën e prerjes cezariane, ngaqë ajo pla|gë e hapur thellë, ishte vetë sakrificë e saj për të marrë në krahë të shumëpriturin e saj.

Andaj, asnjë grua të mos ndihet keq për ndryshimet në trupin e saj, ngaqë ato janë pjesë e sakrificës së nënës, janë pjesë e ëmbëlsisë së shtatzënisë, janë pjesë e përjetimeve tona të paharruara, janë gjurmët e fëmijëve tanë në trupat tanë edhe pas lindjes së tyre.

Uroj që çdo gruaje në botë t’ia mundësojë Zoti ndjenjën më të bukur, atë të të bërit Nënë.

MUND TË JU PËLQEJNË