Dafina Zeqiri është bërë tullace, duke ndryshuar kështu shumë stilin e saj. Këngëtarja kosovare, e cila është shumë aktive këtë vit dhe së fundmi lansoi bashkëpunimin e saj ndërkombëtarë me këngëtarët DJ Hamida dhe Aymane Serhani. “Desole per favor”, një këngë e cila është trend në Europë për momentin.

Por, pas kësaj Dafina befasojë të gjithë kur u shfaq tullace gjatë kësaj jave.

Këngëtarja tha se kështu dëshiron të paraqitet në videoklipin e saj më të ri që do ta lansojë së shpejti.

“Sapo mora koleksionin tim të krenarisë. A e morët ju”, ka shkruar Dafina. Me këtë Dafina ka postuar edhe një emotikon me ylber që është shenja apo flamuri i komunitetit LGBT në botë.

Megjithatë nuk dihet se a e ka thënë këtë në këtë kuptim Dafina apo kënga e saj e re do ti kushtohet pikërisht këtij komunitet.

MUND TË JU PËLQEJNË