Përbërësit

4 vezë

4 luge sheqer

5 luge miell

2 luge ujë

50 ml vaj

1 luge kakao

1 pluhur për pjekje

250 ml nesskafe e tretur ose qumësht çokollatë

4 te verdha te vezes

4 luge sheqer

300 ml qumësht

5 luge miell

100 gr margarinë

3 luge sheqer pluhur

2 sheqer vanilje

4 të bardha të vesë

7 luge sheqer

4 luge ujë

100 gr çokollatë

3 luge vaj

Hapat

Perzijme te verdhat e vezes me sheqerin derisa te shkrihet sheqeri

Shtojme ujin,vajin,miellin e perzier me pluhurin per pjekje dhe kakaon

Te bardhat i tundim ne shkume te forte dhe me pas i shtojme tek masa me te verdhat dhe perziejme tanim me luge ngadale

Masen e qesim ne kallep 20×30 te lyer dhe permillur dhe pjekim ne 180 grade per 25 minuta

Pas pjekjes pandispanjen e prejm horizontalsht ne dy shtresa

Per kremin perzijme te verdhat e vezes me sheqerin,sheqerin e vaniljes,miellin dhe pak qumesht te ftohet,kurse pjesen tjeter te qumeshtit e veme te vloje

Pastaj shtojme masen etretur ne qumeshtin e vale dhe perziejme derisa te trashet kremi

Perzijme margarinen e mbajtur ne temperature ambienti me sheqerin pluhur dhe pasi te behet mase kremoze e shtojme tek krema e ftohur teresisht duke perzier mire me mixer derisa te homogjenizohet kremi

Secilen nga shtresat e pandispanjes i njomim me nga 125 ml neskafe te tretur ose qumesht cokollate

Ne nje tabaka shtrojme njeren shtrese te pandispanjes,pastaj tere kremin e vedhe te zier dhe te ftohur,pastaj prap shtresen tjeter te pandispanjes

Ne nje ene tundim 4 te bardhat e vezes ne shkume te forte

Perzijme sheqerin me ujin dhe ziejm shkurte derisa te shkrihet sheqeri,dhe me pas kete sherbet te dendur e shtojme ne shkumen e forte nga te bardhat e vezes duke perzier vazhdimisht ne shpejtesin maximale dhe duke vene sherbbetin drejt mbi telat e mixerit(pra sikurse per shampiten)

Shkumen nga te bardhat e vezes e shtojme mbi shtresen e pandispanjes se dyte

Ne fund shkrijme cokollaten me vajin dhe qesim persiper ngadale per glazure

MUND TË JU PËLQEJNË