Përbërësit

375 gr gjalpë kikirikësh

150 gr miell kokosi

30 gr sheqer pluhur

1 lugëz ekstrakt vanilje

2 lugë gjelle vaj kokosi

1 lugëz kripë e trashë

një fije kripë

350 gr cokollatë gatimi

Përgaditja

Hapi 1

Tavën katrore me diametër 20×20 cm mbulojeni me letër për pjekje.

Hapi 2

Në një enë më të thellë bëni bashkë gjalpën e kikirikut, miellin e kokosit, sheqerin pluhur, vaniljen dhe një fije kripë.

Hapi 3

Masën përziejeni mirë e më pas zbrazeni në tavë, duke e shtypur mirë.

Hapi 4

Cokollatën shkrijeni bashkë me vajin e kokosit në mikrovalë, në intervale prej 30 sekonash.

Hapi 5

Cokollatën e shkrirë zbrazeni mbi masën me gjalpë kikiriku, hidhjani sipër kripën e trashë dhe vendoseni të ftohet në frigorifer për të paktën 2 orë.

Hapi 6

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË