Përbërësit:

300 gr biskota

3 pudinga vanilje

9 luge sheqer

1 l qumësht

200 gr margarinë

4-5 banane

4 luge ajkë e thartë (shmant,pavllake)

200 ml ajkë e ëmbël ose krem pana

Hapat:

1. Perziejme pluhurin e pudinges me sheqerin dhe pak qumesht te ftohet, kurse pjesen tjeter te qumeshtit e veme te vloje.

2. Pasi qumeshti vlon, shtojme pudinga dhe perziejme derisa te trashet kremi.

3. Pastaj largojme nga zjarri,shtojme margarine e coptuar, dhe perziejme derisa te shkrihet margarina dhe kremi te homogjenizohet.

4. Pastaj shtojem biskotat e coptuara dhe perziejme.

5. Ne kallep 25×35 te lyer lehtas me pak vaj, qesim gjysmen e mases, pastaj qesim nje shtrese me banana te ndara ne dysh per se gjati,mbulojme tere siperfaqen.

6. Pastaj qesim edhe gjysmen tjeter te kremit me pudinge dhe biskota dhe rrafshojme mire.

7. Pasi embelsira te jete ftohur mire,shtojme krem panen e tundur ne shkume te trashe ose krem panen.

MUND TË JU PËLQEJNË