Aktorja shumë e dashur, por edhe nëna krenare e dy vajza të adhurueshme, ishte e ftuar në NIN me Alaudin Hamitin.

Në panel diskutohej tema e të ushqyerit shëndetshëm dhe cka në të vertetë është ‘dieta me bazë bimore’.

Teuta flet shumë hapur për arsyet pse vendosi të bëjë një ndryshim drastik në stilin e jetës së saj.

Para disa vitesh u bë vegjetariane e para dy vitesh u bë vegane duke anuar për një dietë më të shëndetshme për të dhe familjen e saj.

Temë diskutimi ishte vegjetarianizmi dhe veganizmi, ku patjetër që u diskutua edhe konsumimi i llojeve të mishi – dhe këtu Teuta tregon se si vajza e saj e madhe Tara kishte probleme serioze me bajame dhe që duhej t’i nënshtrohej një operacioni kirurgjik.

Me këshillën e bashkëshortit të saj, ajo largoi nga menyja e ushqimit mishin e pulës dhe Tara kishte treguar një progres të dukshëm në përmisim shëndetësor.

MUND TË JU PËLQEJNË