Shën Valentini-Dita e të dashuruarve u festua edhe në Kosovë.

Kjo lloj feste është karakterizuar me dhurata e surpriza të shumta që çiftet kanë marrë nga njëri tjetri, shkruan “Kosovarja”.

E këto dhurata mbase nuk do kishin kuptimin e duhur pa publikimin në rrjetet sociale, kjo sikur i bëri më të lumtur të gjitha ato fytyra publike që u surpizuan.

Mënyra e festimit nga njëri-tjetri dalloi si në dhurata ashtu edhe në surpriza tjera.

E lulet ishin ato që më së shumti u panë e u dhuruan.

Trëndafili i kuq simbolizoi dashurinë që sot mbretëroi në zemrat e njerëzve.

Tre trëndafila të tillë mori aktorja e njohur Teuta Krasniqi nga bashkëshorti i saj Adonisi.

Numri tre ishte për Teutën, Adonisin dhe Kaian e vogël.

Kjo dhuratë e këndshme padyshim e gëzoi edhe Teutën e cila ndau me publikun në Instagram.

Aktorja gjatë ditës së sotme realizoj edhe fotografi me fustan të kuq në të cilin dukej mahnitëse. Me këto imazhe ajo u uroi të gjithëve Shën Valentinin./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË