Aktorja e njohur Teuta Krasniqi vazhdon të pëlqehet nga publiku, kjo për shkak të roleve në serialet vendore të cilat e kanë afirmuar çdo ditë e më shumë.

Për shumë kë ende i ka lënë gjurmë roli i ‘Sarandës’ tek ‘Kafeneja jonë’, e dikush tani po e pëlqen me rolin e saj në serialin ‘iStar’, shkruan “Kosovarja”.

Por Teuta Krasniqi është ndër ata zëra që shpesh ankohet për parrëgullësi që has në ndonjë sferë të shoqërisë.

Së fundmi, në njërin prej parqeve të qytetit Teuta ka treguar se aty janë të gërmuara tri gropa të mëdha, duke i parë si të rrezikshme për fëmijët pasiqë aty ndodhen edhe lodrat ku kalojnë kohën e lirë.

“Tmerr…marre… Tri gropa gjigante pikërisht te lodrat kun luajne femijet,e per me mbrri deri te lodrat duhet me kalu afer ketyre gropave. Seriozisht s’di a jeni ne toke te bukes”, ka shkruar aktorja pas gjithë asaj që pa në këtë park.

Natyrisht që kjo në ankesë shumë me vend adresuar Komunës së Prishtinës. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË