Teuta Krasniqi i ka thënë disa fjalë për regjisoren e ndjerë.

Ka vdekur regjisorja Arzana Kraja, lajmin e ka konfirmuar edhe Qendra Kinematografike e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, QKK u shpreh ngushëllime familijes së Arazana Krajës.

“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i saj në fushën e kinematografisë ishte i jashtzakonshëm. Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve!”, thuhet në atë postim.

Dhimbjen me familjen e saj e kanë ndier edhe shoqëria dhe bashkëpunëtorët.

Ishte Teuta Krasniqi ajo e cila i ka shkruar disa fjalë për të nëpërmjet një postimi në Instagram ku i ka publikuar edhe disa foto duke kujtuar disa momente me tashmë të ndjerën./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË