Viti 2018 nuk iu solli fat në dashuri disa artistëve shqiptarë

Të famshmit shqiptarë këtë vit sollën projektet të shumta artistike kështu duke shënuar edhe një vit tjetër të suksesshëm në karrierën e tyre. Por, ndryshe ishte për disa prej tyre jeta private, e cila nuk iu shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Emra të njohur të skenës muzikore shqiptare iu dhanë fund lidhjeve disa vjeçare me partnerët e tyre. Në ndarjet më të përfolura të vitit 2018, padyshim që hynë Mimoza Shkodra me Seldi Qalliun, si dhe Morena Taraku me miliarderin irianian, Sasha Sobhani.

Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu

Mimoza dhe Seldi kishin arritur që lidhjen e tyre të e mbajnë të fshehur nga mediat vetëm pak muaj pasi që ishin lidhur. Kur lidhja e tyre u dëshmua me fotografi nga vendet e njëjta të artistëve, ata vendosën që të bëjnë publike lidhjen si dhe për një kohë shumë të shkurtër edhe të fejohen. Gjatë kohës për sa dyshja ishin të fejuar për publikun sollën dy duete duke rezultuar shumë të suksesshme. Ishin këngët: “Dashni” dhe “Sa kujtime” që do të mbahen mend nga publiku si art i krijuar nga dyshja, shkruan rtv21.tv

Fejesa e Mimozës dhe Seldit zgjati vetëm 1 vjet kur filluan zërat se çifti tashmë ishin ndarë. Këtë ndarje të dy artistët në fjalë e pohuan në disa intervista të dhëna për televizionet shqiptare.

Morena Taraku dhe Sasha Sobhani
Lidhja e çiftit u bë bujë e madhe në mediumet online shqiptare, por aq sa bëri bujë lidhja bëri bujë edhe ndarja, e cila erdhi çuditërisht disa javë pas konfirmimit të lidhjes. Morena menjëherë pas ndarjes nga miliarderi tregoi arsyen se përse çifti i dhanë fund lidhjes së tyre, shkruan rtv21.tv

Sipas saj ishte orientimi seksual i Sashës arsyeja se përse ata nuk janë më bashkë. Këtë deklaratë Morena e kishte bërë përmes një video të publikuar në rrjetin social, Instagram.

Dafina Zeqiri dhe “Papi”

E një ndarje në heshtje e kishte bërë artistja shqiptare, Dafina Zeqiri, e cila kishte vite që ishte e lidhur me “Papin” si e quante ajo e partnerin, i cili kishte prejardhje domenikane.

Ani pse kjo ndarje nuk u konfirmua asnjëherë nga Dafina, ajo që nga koha kur është kthyer në Kosovë për të mbajtur koncerte e për të sjellë projekte të reja nuk u pa në krahët e “Papit”.

Sa i përket projekteve muzikore artistët në fjalë sollën këngë të cilat u dëgjuan gjatë gjithë sezonës së verës.

Mimoza dhe Seldi kishin publikuar dy këngë: “Dashni” dhe “Sa kujtime”, Morena Taraku kishe publikuar këngën “Femnat” në bashkëpunim me DJ Dagz dhe DJ PM, ndërsa Dafina Zeqiri u rikthye në skenën muzikore me këngën “Fuego” kurse vazhdoi projektet duke lansuar bashkëpunimin me Lumi B të titulluar “Kalon”, “Kurgjo nuk kallxojna” dhe “A don Love?” në bashkëpunim me Noizyn.

MUND TË JU PËLQEJNË