Të kesh fëmijë binjakë është fat shumë i madh.

​Për një çift padyshim se bekimi më i madh janë fëmijet, por, të kesh fëmijë binjakë, me të vërtet është fat shumë i madh.

Por, jo çdo njeri mund ta ketë këtë fatin e të pasurit binjak. Këtë fat e kanë pasur edhe disa prej të famshmëve tanë si: Teuta Kurti, Nikollë Nikprelaj, Vjosa Osmani, Hana Cakuli…

Mirëpo në fotografitë e këtyre binjakëve që i shpërndajnë prindërit e tyre, shohim se ata nuk kanë shumë ngjashmëri në mes veti, shkruan rtv21.

Më poshtë ju sjellim disa fotografi të këtyre binjakve.

Nikollë Nikprelaj
Këngëtari shumë i dashur i muzikës popullore, Nikollë Nikprelaj është baba i dy djemëve, të cilët janë binjak.

Teuta Kurti
Të gjithë e njohim për stilin dhe zërin e saj të veçantë që ka, Teuta Kurti jashtë muzikë është një nënë shumë e përkushtuar, ajo është nënë e tre fëmijëve, Ayes, si dhe djalit dhe vajzës që i ka binjak, të cilët i ka pagëzuar me emrat Dar dhe Danah.

Vjosa Osmani
Deputetja e Kosovës nga rradhët e LDK-së, Vjosa Osmani është nënë e dy vajzave, të cilat i ka binjake.

Hana Cakuli
Fatin e njejtë me kolegët e saj e pati edhe këngëtarja e njohur Hana Cakuli, e cila është nënë e dy vajzave binjake, Elenës dhe Dorelës.

MUND TË JU PËLQEJNË