Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se Nekibe Kelmendi ka qenë gjithmonë shembull për të.

Duke folur për ish nënkryetaren e LDK-së, Osmani tha se e e pati shembull, se e ka njohur mirë dhe e ka pas përkrahjen e saj gjithnjë.

Ajo tha se sot mori një mesazh nga vajza e Nekibe Kelmendit, Kosovare Kelmendi që edhe është lutur të lexohet ai mesazh, raporton Indeksonline.

“Kosovare Kelmendi thotë:

Me shpirt me mendje e me lutje jam em juve sikurse e mbarë Kosova, por mos e votoni mocionin, mos na detyroni t’i lëmë edhe varret e të ikim nga ky vend, sepse po u vra sot shpresa mua vetëm emri do të më mbetet Kosovare, sepse Kosovë të andrrave e të luftës të prindërve të mi më nuk do të ketë”, përfundoi ajo./Indeksonline/

 

MUND TË JU PËLQEJNË