Pas përfundimit të seancës, disa qytetarë i kanë vendosur kryeparlamentares Vjosa Osmani, një mbishkrim bashkë me një trëndafil, afër liftit të banesës së saj.

Në këtë letër shkruhet “Faleminderit Vjosa”.Këtë letër e ka publikuar bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu në rrjetin social “Facebook”.Në mocionin e iniciuar nga LDK-ja për rrëzimin e Qeverisë, Vjosa Osmani votoi ‘kundër’.

Mocioni u votua me 82 vota për, 32 kundër, dhe 1 abstenim.117 deputetë ishin të pranishëm në sallë.Qeveria Kurti u rrëzua në ditën e 52-të të qëndrimit në pushtet.

Shqyrtimi i mocionit të mosbesimit ndaj ekzekutivit ishte kërkuar të shtyhet për shkak të gjendjes së krijuar nga coronavirusi, nga i cili deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 71 raste.

Qeveria Kurti u miratua me 3 shkurt të këtij viti në Kuvendin e Kosovës, pas më shumë se 100 ditësh negociata LVV-LDK dhe rreth 4 muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit 2019, të cilat të parën e renditën LVV-në, e të dytën LDK-në.

MUND TË JU PËLQEJNË