Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, si rrallëherë është treguar e ashpër me deputetë.

Derisa e përfundoi replikën e tij, Kryeministri i Kosovës, ku pas tij kërkoi fjalën njëri prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kryesuesja e Parlamentit, Vjosa Osmani, u tregua shumë e ashpër.

Madje ajo iu drejtuar deputetit në zhargonin ditor dhe në njëfarë mënyre duke e kërcënuar se nuk ka nevojë askush që ta mësoj se çfarë të flasë.

“Me rregullore tani mund ta kërkoni fjalën si deputet, edhe do t’i keni 10 minuta, sepse keni folur vetëm në emër të Grupit. Jo 1 minutë por 10 minuta mund t’i keni mirëpo, jo në këtë moment sepse unë do ta respektoj rregulloren strikt.

Po e respektoj rregulloren edhe do ta keni besoj 10-15 minuta edhe i keni dhe i keni 10 minuta dhe jo vetëm 1 minutë. Nuk ki nevojë me bërtit sepse unë e respektoj rregulloren deputet.

Nuk keni nevojë askush me m’tregu çka me ba, a u morëm vesh. Zotëri deputet do ta keni fjalën si deputet 10 minuta. Nuk e shkeli rregulloren për askënd”, u shpreh Osmai.

MUND TË JU PËLQEJNË