Tayna ka ndryshuar dukjen dhe tani na ngjason shumë në këngëtaren Era Istrefi!

Reperja nuk frikësohet të bëjë eksperimente me dukjen e saj e këtë e dëshmon sërish.

Tayna ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, duke i bërë rozë, të cilat i ka prezantuar me anë të një videoje në rrjetet sociale.

Mirëpo, nuk mund të mos vërehet ngjajshmëria e madhe që Tayna tashmë ka me këngëtaren Era Istrefi, shkruan Gazeta Express.

Tayna duket shumë e njëjtë me Erën, sidomos kur ajo kishte flokët në këtë ngjyrë.

Gjithashtu, në këngën më të fundit të publikuar nga Tayna, atë me Mozzik “Edhe ti”, fansat e kanë vërejtur se zëri i saj është shumë i ngjajshëm me atë të Erës, e poashtu mënyra e të kënduarit dhe theksimit të fjalëve.

MUND TË JU PËLQEJNË