Tayna ka arritur që brenda një kohe të shkurtër të jetë një prej artisteve më të suksesshme dhe më të kërkuara në tregun e muzikës shqiptare.

Ajo ka sjellur hite të një pas njëshme dhe është e pranishme pothuajse në secilin vend ku ka shqiptarë për të performuar.

Për sukseset e saj, përveç adhuruesve i gëzohen më së shumti prindërit e saj, të cilën Taynan e kanë të vetmin fëmijë.

Së fundi reperja e njohur ishte në Londër për të mbajtur koncertet e radhës, ku si çdo herë salla ishte e stërmbushur me fansa të saj.

Këtë sukses Tayna e ka ndarë me babain e saj të cilit i ka dërguar video nga mbrëmja në Londër, që e bën të ndihet shumë krenar me vajzën e tij.

Rep-artistja ka publikuar një biseda private me të atin duke treguar se sa shumë e mbështesin dhe ata krenohen me të.

MUND TË JU PËLQEJNË