Tayna ka qenë sensacioni i vitit të kaluar ndërsa nuk e ka ndërmend të ndalet.

Ajo suksesshëm po qëndron në maja të muzikës shqiptare, projektet e saj të njëpasnjëshme po mirëpriten nga publike, teksa po shijon suksesin e këngës së fundit.

Reperja nga Prizreni vetëm pak ditë më parë publikoj projektin ‘Bye Bye’ të cilin e solli në bashkëpunim me këngëtaren, Dafina Zeqiri.

Kënga ‘Bye Bye’ është kthyer në hit, derisa Tayna në një postim në Instagram ka paralajmëruar se së shpejti do të sjell edhe tjera projekte, teksa ka patur edhe një porosi për kolegët.

“E mbyti çdo verë. Vitin e kaluar “Columbiana”, kete vere “Bye bye”. Çfarë është me radhë? Ata thanë kohë ime gati ka përfunduar, thuaju atyre “lutuni lutuni”, ka shkruar Tayna në postimin e saj.

Kujtojmë që kjo verë ka qenë mjaft e angazhuar për rep-artisten me koncerte dhe mbrëmje në të gjitha trojet shqiptare.

MUND TË JU PËLQEJNË