Ndryshimet e këngëtareve nuk kanë të ndalur. Është kjo rep-artistja e njohur, Tayna që çdo herë në trend me modën e fundit, madje ajo nuk frikësohet që të bëjë edhe ndryshimet më drastike.

Duke eksploruar vazhdimisht me ‘look-un’ e saj, reperja edhe së fundi ka bërë ndryshimin e radhës, shkruan Indeksonline. Tayna mbrëmjen e kaluar në koncertin e radhës u paraqit me flokët të shkurta me ngjyrë të bardhë e që padyshim i shkonin shumë dhe dukej tejet joshëse.

Reperja nga Prizreni e njohur për stilin e saj unik as këtë herë nuk zhgënjejë me paraqitjen atraktive dhe plotë sharmë. Ndryshe, ‘Caliente’ mban titullin projekti i saj i fundit i cili tashmë është kthyer në hit veror.

 

MUND TË JU PËLQEJNË