Në mesin e artistëve shqiptarë është e Tayna e cila ka reaguar në lidhje me tragjedinë që morri jetën në Shqipëri.

Epiqendra ishte në Durrës, por fala e tërmetit ka mbërritur në edhe në disa vende të tjera të Ballkanit.

I madh ka qenë dhe solidariteti nga artistët me popullin shqiptar, e në mesin e tyre ka reaguar edhe Tayna.

Ajo ka kujtuar kohën e luftës kur shqiptarët strehuan popullin e Kosovës, e ndërsa sot të njëjtën po e bënë populli kosovar për ta.

‘E mira nuk harrohet kurrë! Shqipëri, ata të cilët dikur i strehove, sot po të ofrojnë ndihmë. Po lutemi për ty Shqipëri’, shkruan në një nga postimet që ka bërë Tayna.

Ndërsa ajo ka postuar edhe një link ku njerëzit mund të dhurojnë para i cili do të shkojë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Ndryshe, deri tani numri i viktimave ka shkuar deri në 18, ndërsa me qindra tjerë janë të lënduar.

MUND TË JU PËLQEJNË