Përbërësit

1 kg mish pule

500 gr patate

2 karrota

2 qepë

100 ml vaj

200 ml ujë

1 lugë gjelle mëlmesa

magdanoz

kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

Hapi 1 

Furrën ngroheni në 200 gradë.

Hapi 2 

Qepën grijeni në thela të holla, shtojani mëlmesat e vajin, përziejini mirë e vendosini në fund të tavës.

Hapi 3

Sipër tyre shtroni mishin e larë e prerë, patatet e qëruara e karrotat.

Hapi 4 

Sipër tyre hidhni kërpudhat shampinjonë të paprera.

Hapi 5 

Pastaj tek uji hidhni kripë, piper, magdanoz e mëlmesa të tjera sipas dëshirës. Këtë përzierje hidhjani sipër perimeve e mishit.

Hapi 6

Mbulojeni me folie alumini e vendoseni në furrë derisa të piqen mishi e perimet.

Hapi 7

Shërbejeni të ngrohtë të shoqëruar me sallatë sezonale.

Hapi 8 

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË