Përbërësit:

200 gr makarona

2 patate

1 qepë

2 thelpinj hudhre

100 gr djath

200 gr kos

kripë dhe piper i zi

vaj

2 vezë

Hapi 1

Makaronat ziejini, ndërsa qepën priteni e skuqeni në tigan bashkë me hudhrën.

Hapi 2

Patatet grijini në rende e më pas shtojuni vezët, djathin dhe qepën e skuqur. Shtoni kripë, piper e makarona dhe përziejini të gjitha bashkë.

Hapi 3

Masën zbrazeni në tavën e lyer me yndyrë dhe piqeni në furrën e parangrohur në 220 gradë për afro 40 minuta.

Hapi 4

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË