Fjolla Morina i ka dedikuar fjalë emocionuese të bijës.

Fjolla Morina ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, në të cilat e shfaqi vajzën e saj, Alayah, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ia dedikoi disa fjalë asaj, përmes së cilave rrëfen vështirësitë që kishte për të arritur ta sillte në jetë vajzën.

“U flijova shum që mos ta lejoja ta humb at që Zoti dashti t’ma dhuroj. U pajtova me gjithqka, por jo të mos sjellja ty në Jetë bija ime. Nuk ishte e letë për mu të qenurit Baba e Nanë, frym dhe forcë, dhimbje e ilaq, lot e Dashur, e vetme veq për ty evlad. Lus Zotin të bëhesh vajzë e mbarë, një dit të rritesh e të bëhesh e fort ashtu si UNË bijë”, ka shkruar Fjolla.

Për ndryshe, “Nace Nace” titullohet kënga e fundit nga Fjolla Morina, ndërsa së shpejti publikon këngën e re.

MUND TË JU PËLQEJNË