Prej kohësh kantautori Stine ka qenë në një lidhje me partneren e tij Graciela me të cilën ka edhe një vajzë Estia.

Por duket se historia e tyre e dashurisë ka përfunduar dhe një fakt të tillë e ka bërë të ditur vetë stine përmes një foto në Instagram ku shkruan: “Edhe pse fundvit, gjej lartesine shpirterore per te falenderuar cdo moment te bukur dhe te veshtire te kaluar sebashku!

Kam bindjen e plote se do funksiojme me mire pa njeri tjetrin! E kemi patur fatin dhe mundesine me mijera here per te kaluar barrierat e jetes, por ndonjehere gjerat nuk shkojne ashtu sic ne i mendojme!

Keshtu qe nuk mbetet tjeter , vecse te te uroj cdo te mire te mundshme tani e tutje!,”-përfundon Stine në rrjete sociale./Gazeta Express/

 

MUND TË JU PËLQEJNË