Ka tre muaj që këngëtari Stine i dha fund martesës me Gracielën, shkruan GazetaBlic.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi të bërë ku tha gjithçka mes tyre ka marrë fund, pasi nuk funksionoi më.

“Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falënderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku! Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri-tjetrin! E kemi patur fatin dhe mundësinë me mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë! Kështu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!”, shkruan Stine.

Por, ditë më parë vet Stine u shpreh se mbase mund të ndodhte një rikthim, por nga ana tjetër Graciela u shpreh varej nëse do dëshironte ajo vet kësaj radhe.

Mirëpo, në një postim të bërë nga Olti Curri i cili ka publikaur një fotografi të Stines dhe ka shkruar se me kë mund të shkonte çift, ka reaguar ish bashkëshortja e këngëtarit, ku ka shkruar:

“”Po dale të bëjë 6 muaj i ndarë të paktën, që dhe ai të qartësohet çfarë do të bëjë me veten dhe jetn e tij, pastaj hidh kandidaturat”, ka shkruar Graciela./GazetaBlic/.

MUND TË JU PËLQEJNË