Ka katër muaj që këngëtari Stine i dha fund martesës me Gracielën.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi të bërë ku tha gjithçka mes tyre ka marrë fund, pasi nuk funksionoi më.

“Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falënderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku! Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri-tjetrin! E kemi patur fatin dhe mundësinë me mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë! Kështu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!”, shkroi Stine.

Në Instagram Graciela ka pranuar një koment, ku një ndjekëse i shkruan se Stine nuk e di çfarë ka humbur, e të cilit ajo nuk ka hezituar t’i jap një përgjigje, duke konfirmuar atë që i është thënë.

“Po, po ashtu mendoj edhe unë!”, ka shkruar Graciela.

Pas kësaj, nuk ka munguar reagimi i Stines, i cili shkruan “Jo me jo, atëherë i bie, ju s’e keni seriozisht”.

MUND TË JU PËLQEJNË