Për herë të parë, Roza Lati tregon si u njoh me Stinen.

Historia e dashurisë së Roza Latit me Stinen ka qenë e komentuar në media prej vitesh dhe sot e kësaj dite ata vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Gjatë programit të saj “Bukë me vete”, Roza Lati zbuloi për herë të parë si është njohur me Stinen. Moderatorja kishte të ftuar Don Phenomin i cili e pyeti si është njohur me të dashurin e saj të parë.

“Ai ishte për të kënduar në një lokal…”, e nisi Roza ndërsa Don Phenom u habit që moderatorja ka pasur të dashur këngëtar pasi siç duket nuk është në dijeni për historinë e Rozës dhe Stines.

“Pse je marr me këngëtar ti?”, e pyeti i habitur Don Phenom ndërsa Roza qeshi dhe vazhdoi historinë: “Ai po këndonte, unë isha vajza më e shkurtër e lokalit se të tjerat ishin misse. Ky djali kur po këndonte më drejtohej mua. Mua nuk më besohej që e kishte me mua, por do ti me mua e kishte. E pati me mua nja 3 vjet”, tregoi Roza.

MUND TË JU PËLQEJNË