Nuk ka fije dyshimi se gjatë tërë vitit emri i saj u përmend vetëm për suksese, shkruan Kosovarja.

Një emër shumë i lakuar në mediet rozë për çdo lëvizje që bën, këtë fundvit është bukuroshja në ballinën e revistës sonë, Shkenda Dubova.

E suksesshme në karrierë si dhe në biznes, një femër e bukur, e zgjuar dhe shumë humane, gjatë vitit 2018 i dha fund beqarisë me njeriun e zemrës, e që sigurisht këtë natë do ta mbajë mend gjatë.

Krahas shumë angazhimeve, Shkenda çdoherë ndanë kohë për më të dashurit e saj. Se familja është vlerë e madhe, e tregon edhe këngëtarja e cila shfaqet në përqafimin e vëllait të saj Ardit, imazh ky që më së miri reflekton dashurinë e vëllaut për motrën.

E të kesh një motër si Shkenda, është vërtetë fat./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË