Se është kthyer në senzacion prej një kohë bukur të gjatë këtë e dijnë të gjithë.

Blogerja e njohur Ariana Fejzullahu, vërtetë është bërë për lakmi, për mënyrën e stilit të veshjes dhe modës që ndjek, shkruan Kosovarja.

 

Është bashkërshortja e Ermal Fejzullahut, por nga kjo hije e afirmimit është larguar prej vitesh.

Ariana ka bërë vendin të njihet tamam si “Arianë” e elegancës, stilit dhe modës, që janë përherë me të dhe e shoqërojnë ngado që shkojnë.

Ajo asnjëherë nuk del nga shtëpia pa vendosur veshjen që do ta lakmonte çdo vajzë, e pa u grimuar ashtu siç ka dëshirë.

Kur jemi te kjo e fundit, duket se jo çdo herë po mbërrin të dalë ashtu siç ia do qejfi dhe zemra.

Pasi duke u bazuar në fotografinë e fundit që postoi, ajo sikur na tregoi që nganjëherë nuk ka kohë të vendosë grim.

Andaj, shikojeni mirë këtë pamje të saj se a po iu pëlqen a jo, pasi rrallë e kemi mundësinë ta shohim kështu. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË