Tayna është këngëtarja që bëri famë për një kohë shumë të shkurtër, e tani është shumë e dashur për publikun.

Këngëtarja në fjalë mbrëmë kishte ditëlindjen, me ҫ’rast bëri një festë ku të pranishëm ishin personat më të dashur të saj

Por, në këtë festë duket se jo gjithҫka shkoi mirë.

ORAinfo mëson se sigurimi i Taynës është rrahur me stafin e njërit prej lokaleve në Prishtinë, emër i njohur për redaksinë tonë.

Pos kësaj, sigurimi i saj ka rrahur edhe një qytetar tjetër, i cili ishte i pranishëm në lokalin në fjalë.

Arsyeja e konfliktit thuhet të ketë qenë kërkesa e Taynës për të ndërruar muzikën, gjë të cilën e kanë kundërshtuar stafi i lokalit si dhe qytetari, shkruan ORAinfo.

Ndër të tjera, thuhet se të pranishmit në këtë festë kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.

Ndryshe, në ditëlindjen e Taynës pati të ftuar edhe shumë të ftuar nga estrada jonë.

MUND TË JU PËLQEJNË