Afërdita Demaku është nga ato këngëtaret e popullarizuara që me zërin dhe vokalin e saj ka fituar me mijëra zemra të publikut.

Fytyra shumë e dashur dhe e kërkuar edhe këtë vit ka përmbyllur një sezonë shumë të suksesshme, duke ia dalur mbarë të gjitha angazhimeve dhe datave të caktuara në familjet shqiptare, shkruan Kosovarja.

Kurse, këto ditë si çdo fytyrë publike që ikin drejt destinacioneve të nxehta edhe Afërdita ka zgjedhur që për pak kohë t’ia bëjë vetes pushim.

Ajo së bashku me familjen e saj gjendet në Shëngjin, vend ky që për këngëtaren duket të jetë mjaft komodë dhe i qetë.

Afërdita përveç që po kalon një kohë fantastike afër gjirit të familjes, po ndan kohë edhe për adhuruesit e saj që të iu ofrojë paraqitje të bukura edhe nga atje.

Nga të gjitha paraqitjet që kemi parë deri më sot nga ajo, është pamja e freskët dhe rinore që po bën përshtypje jashtëzakonisht shumë.

Veçanërisht linjat perfekte dhe kujdesi për to po e bëjnë ende më të veçantë dhe më të dalluar.

Aq shumë ka arritur të jetë në top formë dhe sa me të parën është grabitur edhe nga rrjeta e peshkatarit.

Por, megjithatë përsëri duket e lumtur dhe e buzëqeshur. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË