Kanë dalë detaje të reja lidhur me ndarjen e Angelina Jolie dhe Brad Pitt.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe kjo ishte ndër ndarjet që ka bërë shumë bujë.

Pra tashmë janë bërë tre vite që kur Angelina Jolie njoftoi se ajo dhe Brad ishin ndarë pas 12 vitesh, përfshirë dy vite martesë.

Në një raport të ri thuhet se Pitt nuk e kishte idenë që Jolie do të dilte në publik dhe të tregonte për ndarjen e tyre.

Madje ai thuhet se është ndier i tradhtuar pasi vetë kishte dashur t’i tregonte shtypit dhe Angelina nuk e ka lejuar.

The Latin Times po raporton se të gjitha thashethemet e ndajres rreth Pitt dhe Jolie para se përfundimisht të dilnin në publik si të ndarë, ishin të vërteta.

Ata kishin zgjedhur t’i mbanin gjërat private për shkak të filmit të tyre ‘By The Sea’.

Regjisori Ian Halperin thotë se aktorët e kishin të vështirë të portretizonin një çift të martuar në ekran, martesa e të cilit po copëtohej, ndërsa në të njëjtën kohë po merreshin edhe me problemet e tyre të martesës.

Ai tregon se ndarja ndodhi gjatë filmimit dhe se Pitt kishte kërcënuar disa herë se do ta bëjë publike ndarjen e tyre./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË