LDK-ja i kishte dhënë ultimatum VV-së për një afat marrëveshjeje deri të dielën. Por, kjo nuk ndodhi, shkruan “Kosovarja”.

Asnjëra nga këto dy parti nuk kanë qenë transparente për zhvillimet gjatë vikendit. Ka pasur aty-këtu prononcime të shpresës se mund të bëhet koalicioni qeveritar.

Lutfi Haziri ka qenë kontrovers, duke deklaruar se koalicioni ka ndodhur…

“VV-ja -kryeministrin, LDK-ja -kryeparlamentarin”, ka theksuar, për portalet tona, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Pas deklaratave të Lutës se koalicioni ka ndodhur, njerëzit filluan ta uronin njëri-tjetrin për qeverinë e shumëpritur!

Por, nga deklarata e Lutës u pa se palët nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre…

Pra, Lutfi Haziri foli si Agim Bahtiri, kur thoshte: “Mitrovicën do e bashkoj gjatë këtij viti!”.

Prandaj, vikendi politik ka qenë nën pritje të arritjes së “Koalicionit të shpresës”, por gjërat rrodhën si parashikimi i Agim Bahtirit për bashkimin e Mitrovicës!

“Koalicioni i shpresës” është vetëm një mundësi për pushtet. Masa elektorale është e bindur se rritja e ministrive prej 12 sosh, sa janë premtuar gjatë fushatës, e që u shndërrua në një platformë qeverisjeje deri pas zgjedhjeve të 6 tetorit, tash në 15, është iniciativë e VV-së, vetëm për ta joshur LDK-në për pushtet!

E, LDK-ja nuk joshet me premtime mashtruese, si ajo që e përmendëm për Agim Bahtirin…

Dhe, më keq se kaq mund të jetë vetëm fakti që LDK-ja të shkojë në Bruksel, kur të vjen koha e bisedimeve me Serbinë, pas zyrtarëve të drejtësisë së VV-së!

Sepse, kur të ndaleni e të dëgjoni me kujdes, do të bindeni në pamundësinë e reformave të premtuara për drejtësi, e që janë premtuar gjatë fushatës!

Sidoqoftë, afati i LDK-së për VV-në ka kaluar në mesnatën e ditës së djeshme…

Dhe, ishte a nuk ishte ultimatum, megjithatë, ishte një afat i mjaftueshëm kohor për ata që kanë vesh e logjikë.

Por, nëse edhe më tutje gjërat zvarriten, degradimi i seriozitetit politik të LDK-së bie edhe më poshtë, apo bëhet si parashikimi i Agim Bahtirit për bashkimin e Mitrovicës, e që nuk ndodhi kurrë! Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË