Njohësi i çështjeve politike Nexhmedin Spahiu në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur mbi marrëveshjen bashkëqeverisëse mes LVV-së dhe LDK-së.

Ai parashikon se mund të arrihet një marrëveshje brenda kësaj jave por një gjë e tillë do të ndodhë në momentet e fundit të afatit ligjor.

Tutje Spahiu shton se marrëveshje mes këtyre dy subjekteve është e imponuar dhe se nuk ka patur asnjëherë besim mes tyre.

“Besoj që koalicioni do të bëhet në momentet e fundit të afatit ligjor. Ky koalicion është i detyruar dhe i imponuar nga votuesit dhe partnerët ndërkombëtarë dhe nuk ka patur asnjëherë besim mes këtyre dy partive. Ky koalicion nuk ka ardhë si rezultat i vullnetit të lidershipit të këtyre dy partive, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për anëtarësinë e këtyre dy partive të cilët janë shumë më të prirur që koalicioni të bëhet me çdo lloj çmimi.

Spahiu tutje ka foli edhe mbi mundësinë e rritjes së numrit të ministrive.

Ai thekson se nëse Kurti do të ndërmerrte një veprim të tillë do të ishte humbje shumë e madhe për të.

“Mundet të ndodhë edhe rritja e numrit të ministrive por kjo do ishte një poshtërim tepër i madh i Albin Kurtit pasi do të shkelte zotimin e tij për zvogëlimin e numrit të ministrive për zhbërjen e korrupsionit. Nëse kjo ndodh unë jam i bindur se Albin Kurti nuk do të mund ta luftojë korrupsionin në Kosovë, e cila është arma e tij kryesore për të cilën i kanë besuar votuesit në Kosovë dhe aleatët ndërkombëtarë” tha Spahiu

Posti i Kryeparlamentarit është pika kyqe ky këto dy subjekte politike nuk po arrijnë të dakordohen për formimin e Qeverisë së Re.

Nga ndërkombëtarër vazhdimisht janë bërë thirrje të vazhdueshme për formimin e shpejtë të institucionve.

Ndryshe, në zgjedhjet e fundit Vetëvendosje doli partia e parë me 29 deputetë, e pasuar nga LDK me 28, e trete u rendit PDK me 23 deputetë, e pasuar nga AAK me 13 dhe Nisma me 6 deputetë.

MUND TË JU PËLQEJNË