Pengesa e formimit të qeverisë së Kosovës, shkaku i mospajtimeve për postin e presidentit, ka krijuar ngërç politik ndërmjet dy partive fituese në zgjedhjet e fundit, shkruan “Kosovarja”.

Megjithatë, populli nuk ka votuar për presidentin!

Populli ka votuar për partitë politike, deputetët dhe formimin e qeverisë…

Në bazë të votave, posti i kryeministrit nuk kalkulohet me pazare, e as nuk kompensohet me postin e presidentit.

Elektorati i të dy partive fituese ka të drejtë të revoltohet, sepse në fletëvotimet e datës 6 tetor, nuk shkruhej askund për presidentin, aq më shumë kur ky post është i plotësuar tash për tash dhe e ka mandatin edhe një vit e gjysmë.

E, si dolën tash pengesat për postin e presidentit?

Përfshirja e presidentit në marrëveshjen VV-LDK, është jashtëligjore, sepse nuk buron nga ndonjë figuracion i dokumenteve zgjedhore, aq më shumë kur Kosova ka nevojë për një president që sjell votat e popullit.

E, para se kjo të ndodhë, duhet të ndryshojë ligji për zgjedhjen e presidentit…

Kosova përditë e më shumë po pëson humbje në ekonomi, politikë, në marrëdhëniet ndërkombëtare në mungesë të qeverisë!

Dhe, zvarritja e formimit të saj po bëhet shkaku se partitë fituese bëjnë pazare për postin e presidentit!

Andaj, partitë fituese, edhe nëse arrijnë koalicion qeverisës, ai do të jetë koalicion i zorit, që do lë shije të hidhur.

Prandaj, e ardhmja e këtij koalicioni nuk pritet të jetë më e mirë se e kaluara e tyre… Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË