Lidhja Demokratike e Kosovës para pak minutash ka dalë edhe me një qëndrim për koalicionin me Vetëvendosjen.

Kjo parti sipas një njoftimi të lëshuar për media thotē se e mbështet qëndrimin e kryesisë në raport me partenrin e koalicionit.

“Në koordinim të plotë me Kryesinë e LDK-së dhe kryetarin Mustafa, kryetarët e Degëve të LDK-së dhe strukturat e saj përkrahin qëndrimin e Kryesisë në lidhje me partnerin e koalicionit dhe zhvillimet e fundit në vend”, thuhet ndër të tjera në njoftimin për media.

Komunikata e plotë:
Duke shprehur shqetësimin e thellë rreth situatës pandemike në Kosovë dhe duke konstatuar përgjegjësinë e kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje për shkaktimin e krizës politike, strukturat drejtuese qendrore dhe lokale të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dalin me këtë komunikatë:“Në koordinim të plotë me Kryesinë e LDK-së dhe kryetarin Mustafa, kryetarët e Degëve të LDK-së dhe strukturat e saj përkrahin qëndrimin e Kryesisë në lidhje me partnerin e koalicionit dhe zhvillimet e fundit në vend.

Kryetarët e Degëve presin nga përfaqësuesit tonë në Qeveri dhe Kuvend që të përfaqësojnë LDK-në dhe politikat e saj me dinjitet dhe ta mbrojnë legjitimitetin që e kanë marrë përmes votuesve tanë.Për LDK-në, partneriteti me SHBA dhe aleatët është jetik për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës”.

MUND TË JU PËLQEJNË