Edhe pse gjatë ditës së djeshme ka pasur përplasje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Kurti e shkarkoi Agim Veliun, e më pas LDK paralajmëroi mocion, dy ministrat Vitija e Abdixhiku kanë dalë së bashku në një konferencë për medisa.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija që vjen nga VV dhe ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku që vjen nga LDK, kanë dalë bashkë në një konferencë me gazetarë, ku po flasin për gjendjen në vend pas koronavirusit.

Ndryshe, Abdixhiku dje në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së e ka kundërshtuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti, raporton Gazeta Blic.Megjithatë, ai nuk kishte marrë pjesë në votim, duke abstenuar për atë se a duhet të procedohet mocioni ndaj qeverisë Kurti.

Gazeta Blic kishte raportuar se Abdixhiku kishte paralajmëruar se ai nuk do të pranoj në asnjë mënyrë që të shkohet në koalicion me PDK-në.Kundër mocionit ka qenë edhe Vjosa Osmani, e cila në mbledhje të Kryesisë ka votuar kundër.

Edhe në mbledhjene Grupit parlamentar të LDK-së, Osmani dhe 4 deputetë tjerë kanë dalë kundër mocionit ndaj qeverisë Kurti.

 

MUND TË JU PËLQEJNË