Falë famës dhe pozitës që gëzon Shyhrete Behluli në shoqëri, sot edhe familja e saj të njihet nga publiku.

Madje shkruhet e përflitet për fëmijët e renë thuajse baraz sa me këngëtaren, shkruan “Kosovarja”.

Në mediat rozë ka zërë vend sidomos reja e saj Learta, për të cilën flitet qysh prej martesës me Kushtrimi.

E ndërkohë që bëhet lajm çdo shetitje e saj dhe çdo aktivitet, kjo po i shërben Leartës që edhe më shumë ta promovojë vetën.

Tash kur po bëhen tre vjet që ajo kurorizoi dashurinë me martesë, urimet për përvjetorin e tyre nuk kanë të ndalur.

Kështu edhe këngëtarja Shyhrete Behluli ka disa fjalë për djalin dhe nusen:

“Urime 3 vjetori i martesës. U plakshit bashkë dhe të lumtur”, është urime i saj për këtë ditë të veçantë.

Ndryshe çifti për të festuar përvejtorin e tyre kanë udhëtuar drejt Austrisë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË