Ekspertet në Britani të Madhe kanë zbuluar se pronarët e qenve janë më të shëndetshëm sesa ata që nuk kanë qen.

“Britania e Madhe do të ishte më pak aktive pa mikun më të mirë të njeriut”, thuhet në këtë hulumtim.

Pronarët e qenvë kanë katër herë më shumë gjasa për të stërvitur sesa njerëzit pa ta.

Dy të tretat e pronarëve të qenve arrijnë të bëjnë ushtrime prej dy orë e gjysmë, vetëm duke ecur me qenin e tyre, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Studiuesit nga Universiteti i Liverpoolit kanë studiuar rreth 700 vetë, duke përfshirë pronarët e qenve, njerëzit pa qen dhe fëmijët.

Ata gjetën se 87.3 për qind të njerëzve me qen kanë ushtruar për 150 minuta në javë.

Sipas hulumtuesve, gjetjet e tyre janë mbështetje për rolin e qenve të përkëdhelur në promovimin dhe mbajtjen e sjelljeve pozitive shëndetësore si ecja.

‘Pa qen, ka të ngjarë që nivelet e aktivitetit fizik të popullsisë të jenë shumë më të ulëta’, thanë ata.

NHS rekomandon që të gjithë të rriturit në moshë ndërmjet 19 dhe 64 vjeç duhet të marrin pjesë në të paktën 150 minuta aktivitet të moderuar aerobik çdo javë.

Shembuj të aktivitetit të tillë përfshijnë ecje të shpejtë, çiklizëm ose volejboll.

Krahas 150 minutave, çdo i rritur duhet të kryejë stërvitje ushtrimi në të paktën dy ditë çdo javë.

MUND TË JU PËLQEJNË