Personat që i pëlqejnë kafshët shtëpiake zakonisht ndahen në njerëz që i duan qentë dhe njerëz që i duan macet.

Megjithatë, një krijesë që është paraqitur në internet mund t’i kënaqë të dyja grupet.

Në fakt, Dui – qeni nga Vietnami – ka nxitur shumë reagime në internet pasi duket i ngjashëm me macet për shkak të gëzofit të trashë dhe veshëve me maje.

Qeni i vjetër vetëm 10 javë ka ngjyrë të përhimë dhe duket shumë i shoqërueshëm.

Pronarët e tij e hapën një faqe në Facebook me emrin e qenit javën e kaluar, ndërsa ai tashmë i ka mbledhur 43 mijë pëlqime.

MUND TË JU PËLQEJNË