Bashkëjetesa e një të porsalinduri me një kafshë shtëpiake, duket e pamundur për shumë prindër të rinj.

Shqetësimet më të zakonshme që prindërit mund të kenë përfshijnë: mikrobet, menaxhimin e kohës, sjelljen e kafshës kundrejt fëmijës, rreziku që mund t’i kanoset foshnjës nga qeni etj.

Studimet e fundit shkencore hedhin poshtë të gjitha shqetësimet e prindërve të rinj apo të ardhshëm duke na bindur se prania e qenit siguron një mjedin të shëndetshëm për foshnjet.

Të dhënat e përpiluara nga Universiteti i Alberta tregojnë se në familjet ku bashkëjeton një bebe me një qen, fëmija rritet më i shëndetshëm. Ekspozimi i foshnjes që në fillim të jetës me një kafshë shtëpiake mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve si mbipesha dhe alergjitë.

Pra, flini te qetë dhe mos mendoni të largoni katërputrakun nga shtëpia pas lindjes së bebit.

MUND TË JU PËLQEJNË