Një qen 7 vjeç i racës Labrador u është nënshtruar dy operacioneve emergjente pasi i kishte gëlltitur më shumë se 30 dekorime të vendosura në bredhin e Krishtlindjeve.

Pronarja e këtij qeni, Rachael Bulmer, e cila jeton në Bournemouth të Britanisë së Madhe, e dërgoi shpejt kafshën te veterineri pasi u sëmurë shumë. Veterinerët e kryen një operacion të shpejtë për t’ia larguar qenit nga barku dekorimet që i kishte ngrënë.

“I pata pjekur disa dekorime të bërë nga ëmbëlsira me xhenxhefil dhe i kisha lënë në qese dhuratash në kuzhinë. Mendoja se i kam lënë në vend të sigurt, por kur vërejta se disa nuk janë më, e kuptova menjëherë se kush i ka marrë”, tha pronarja.

“Qe disa vjet me radhë, qeni im ka ngrënë vazhdimisht gjëra që nuk do të duhej t’i hante, por ato i ka nxjerrë jashtë. Megjithatë, kësaj radhe ai u sëmur dhe sillej në mënyrë të çuditshme”, shtoi ajo.

Gjatë operacionit, i cili zgjati tri orë, veterinerët i larguan nga barku i qenit 34 kapëse të dekorimeve. Këto objekte kanë mundur të shkaktojnë bllokim fatal të organizmit të kafshës.

Qeni u mbajt për katër ditë në spitalin e kafshëve pas këtij operacioni dhe i tërë trajtimi kushtoi më shumë se dy mijë funte.

MUND TË JU PËLQEJNË