Kohët e fundit është kinematografia kosovarë ajo që po i përmbush kërkesat e adhuresve të filmave duke u munduar që çdo herë të jetë në shërbim të tyre, shkruan “Kosovarja”.

Janë pikërisht serialet dhe filmat vendorë ata që po gjejnë pëlqim më të madh tek publiku.

E pikërisht për këtë arsye, për adhuruesit e mirëfilltë të filmit të televizionit e serialve Ar Produciton me regjisor Adem Kicaj dhe skenaristin Besnik Rrahmani do sjellin së shpejti seraialin televiziv “ Kthetra” i cili është xhiruar në disa kantone zvicërane e me aktorë kryesisht që janë në mërgim.

Mësojmë se një ndër rolet do ti takojë aktores sonë të njohur tashmë Angelina Shalës.

Angelina do të luaj karakterin e Vaneses, që thuhet se do të jetë një personazh mjaftë intrigues.

Përmbajtja e këtij seriali është e përzier me dramë, emocion, traditë, aksion si dhe një trilogji emocionuese.

Së shpejti ky serial me plot 36 episode do të lansohet në shumë mediume televizive shqiptare nga të gjitha viset ku ata jetojnë.

Padyshim që do të zërë vendin e serialeve më të shikuar të të gjitha kohërave./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË