Për katër ditë rresht është mbajtur Festivali Ndërkombëtar ‘A-mol’ dhe solli emocione të pakufishme të të gjithë të pranishmit në Ferizaj.

Këngëtarë e këngëtare të reja e të talentuar, me përformancën që bënë mahnitën të gjithë dhe dhuruan spektakël në ngjarjen që e përcollën edhe emrat eminent.

Drejtoresha e “A-mol”, Anduena Tahiri, me stafin e saj, bëri organizim të jashtëzakonshëm, u vlerësuan me notë të lartë. Anduena apo këngëtarja e mirënjohur, është e kënaqur me ecurinë e këtij festivalit, që ka bërë bujë jo vetëm në shtetet e rajonit.

“Nga 63 pjesëmarrës fituesit kryesorë të këtij edicioni me interpretim live, çmimi i parë në kategorinë A rrëmbeu Sibora Teqja nga Shqipëria; çmimin e parë në kategorinë M Serxho Toma nga Shqipëria; çmimin e parë në kategorinë O e rrëmbeu Alketa Ratkoceri nga Anglia; çmimin e Parë në kategorinë L e rrëmbeu Greta Azizi nga Kamenica dhe çmimin kryesor te festivalit Grand Prix e rrëmbeu Anisa Shabani nga Ferizaj.

Juria ishte e përbërë nga Sandi Vovk Sllovenia, Ersin Parlak Italia, Violeta Ibrahimi Shqipëria, Elikona Hysaj Prishtina, Kushtrim Jakupi Gjilan, Hekuran Bllaca Gjilan, Angelina Shala Gjermania, Androse Hajdari Ferizaj, Edita Krasniqi Anglia, Avni Qahili Maqedonia, ndërsa kryetar i jurisë ishte Sandi Vovk.

Si e vlerësoni Festivalin, a janë tejkaluar pritshmëritë? “Gjithçka ishte e nivelit të lartë po ashtu juria ishin shumë korrekte me pikët që vendosen për artistët”, thotë Anduena për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Në këtë festival në mesin e të pranishmëve të shumtë ishte edhe artistja tashmë e njohur Angelina Shala, e cila me me këngët e klipet e saj u bë e pëlqyera gjithandej.

Ju kujtojmë se Angelina së fundi sfidoi veten edhe si aktore tek ka luajtur rolin kryesor nè serialin filmik ‘Kthetrat’.

Angelina siç e përmendëm më lartë ishte këtu anëtare e jurisë të këtij festivali tashmë tradicional…

MUND TË JU PËLQEJNË